
Gjashtë efektivët e forcave “shqiponja” të vënë nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngjarjen që mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, do vijojnë të qëndrojnë në masën e pezullimit nga detyra. Kjo masë sigurimi ishte kërkuar edhe nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa të pranishëm në seancën e zhvilluar këtë të shtunë ishin efektivët Dedion Duraku, Pellumb Bicaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Verifikimi i masës së sigurisë ndaj këtyre të fundit u bë pa praninë e avokatëve për shkak të bojkotit të tyre.



