
Kompania “Mountain View” ka filluar testimin e softuerit “Bert” në SHBA, një akronim për “Bidirectional Encoder Representations from Transformers”, që do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë më tepër kuptim në kontekstin ku shqiptohet. Në një postim zyrtar “Google” shpjegon se në thelb, ai do të interpretojë kërkimet e përdoruesve duke i dhënë më shumë rëndësi kuptimit të përgjithshëm të një fjalie.
Sistemi i ri fillimisht do të jetë i disponueshëm në anglisht dhe në SHBA, kurse për vendet e tjera nuk është specifikuar ende data e publikimit.
“Ky është një ndër hapat më të mëdhenj të bërë këto pesë vitet e fundit në historinë e kërkimit në internet“, shprehet Pandu Nayak, nënkryetar i “Google Search”.



