Pas arrestimit te Fatos Tushes, nga SPAK për korrupsion, sot është zgjedhur kryetarja e re e bashkisë.
Eriselda Sefa, është emëruar në krye të bashkisë pas votimit të anëtarëve të këshillit bashkiak. Nga 34 anëtarë të pranishëm 29 votuan pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Këshilli u mblodh jashtë radhe për të vendosur emërimin në karrigen e lënë bosh të kryebashkiakut të njërit nga dy nënkryetarët, Gentian Nushi dhe Eriselda Sefës.
Nushi u tërhoq për shkak se mban edhe postin e kryetarit të PS, dhe me votim të fshehtë u zgjodh Sefa.
Prej dy vitesh ajo mbante postin e nënkryetares së bashkisë, më herët ka qenë shefe e kabinetit të Tushes, ndërsa në vitin 2010 kryetare e Fresh-it.
Ish kreu i bashkisë dhe 10 zyrtarë të pasurisë publike u arrestuan në 6 korrik nga SPAK për tenderin abuziv të një kanali vaditës në vlerën e 24 mln lekëve.
24 orë pas arrestimit Tushe është shkarkuar nga kryeministri jo vetëm nga posti i kryebashkiakut por edhe nga PS.



