
Drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, për protestën masive kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç thotë se është e pritshme kjo formë e veprimit jo vetëm e partive opozitare në Serbi, por edhe qytetarëve dhe artistëve të shumtë që i janë bashkëngjitur protestës si dhe intelektualë të shumtë.
Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se Serbia po zgjohet ngadalë nga tërë ky lëmsh partiak që e ka kapluar në 12-13 vitet e fundit.
Ne do të jemi ndoshta edhe dëshmitarë të situatave të krijuara në Serbi që në të ardhmen e largët do të kemi mundësi të shohim gjëra që askush nuk i ka pritur në këtë fazë, duke qenë se këto protesta po i bëjnë intelektualë të shquar të Serbisë dhe nuk shihen liderët e partive opozitare.
Vuçiç është në përballje shumë të fuqishme kundër shumicës së popullit.
Duke qenë se pushteti të konsumon dhe lëvizjet e fundit dhe shkrimet e New York Times se Amerika po i nxjerr në pah veprimet e tij kriminele që janë edhe në gjykata të ndryshme në Serbi, tashmë shpëtimin e tij kërkon ta bëjë në një ombrellë të quajtur Lëvizja Popullore për Shtet, ku do futen shumë intelektualë me qëllim që këtë lëvizje do përpiqet ta promovojë në 28 qershor, që kjo lëvizje të jetë pro-perëndimore, po leximin më të mirë po ja jep populli në Serbi.
Është e natyrshme që Vuçiç me bombat e tij në Serbi, e ka mbajtur popullin nën thundër për një kohë të gjatë dhe siç duket kjo rini beogradase dhe studenteske, ka filluar të dalë nga ai gjumë i thellë dhe do të kemi zhvillime interesante.
Teksa Vuçiç shihet si i përkëdheluri i Vladimir Putin në Ballkan por edhe i përkëdheluri i perëndimit, nëse do arrijë që ti ruajë këto ekuilibra, Sheholli deklaroi se tradicionalisht Serbia përmes kishës ortodokse ka qenë shumë e lidhur më Rusinë, por se Rusia nuk i është gjendur Serbisë në situata të vështira.
Sipas tij, SHBA dhe BE kanë informata shumë të sakta se nëse Serbia ledhatohet më tepër nga Rusia, atëherë ky satelit rus në zemër të Ballkanit Perëndimor do i sjellë probleme të ndryshme Europës dhe çështjeve strategjike të Amerikës.
Duket se ky ledhatim amerikan që është prezent përmes ambasadorit, ndoshta i shkon në favor dhe Kosovës.
Tani Serbia ka nevojë shumë më shumë nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë ta përkëdhelë Serbinë dhe të mos e lejojë të futen në kanalin e zi të Rusisë dhe këto përkëdhelje ne në Kosovë i kemi parë me sy krejt tjetër, ndoshta se jemi mësuar të jemi të ledhatuarit e Perëndimit.
Por në një situatë të tillë duhet ta kuptojmë se NATO, Amerika dhe shtetet perëndimore, nuk kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, por përkëdhelja e Serbisë është me interes.
Kemi një deklaratë mjaft të papritur të komandantit të KFOR ndaj Albin Kurtit i cili thotë se Kurti nuk mund ta shohë KFOR si ombrellë për çështjet e sigurisë.
Ne i dimë pikëpamjet edhe të Escobar dhe Lajçak, ata dëshirojnë themelimin sa më parë të komunave me shumicë serbe. Nga bandat në Veri, besoj se disa janë arrestuar dhe ka njerëz të tjerë që janë sjellë.
Janë pjesë të xhandarmërisë së Serbisë, të trajnuar dhe stërvitur për kriza të tilla, KFOR dhe organet e sigurisë ndërkombëtare me dron i kanë filmuar gjithë çfarë ka ndodhur dhe ne jemi në situatë kur duhet që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar këto çështje ti rregullojmë.
Ne nuk kemi pse të theksojmë që bandat ti fusim në burg apo kthejmë në Serbi. Nuk kemi fuqi që ti fusim në burg, ndaj duhet bashkërendim në këtë punë.
Është një numër prej 500 vetash që sidomos ditën e hënë kanë qenë jashtëzakonisht agresiv.
Qëndrimin e Shqipërisë për zhvillimet në Veri të Kosovës, ku në samitin e Bratislavës nuk pati takim me Albin Kurtin, por Edi Rama u takua me Aleksandar Vuçic ta se nuk ka pasur Kryeministër më karizmatik të Shqipërisë se Rama, që i ka dalë përballë qeverisë së Kosovës edhe kur e ka pasur mirë, edhe kur e ka pasur gabim.
Duhet ta dëgjojmë në këtë situatë ku jemi zotin Rama, duke qenë se ka marrëdhënie shumë të mira me gjithë faktorin ndërkombëtar dhe ndihma e tij do të ishte e mirëseardhur.



