
Gazetari investigativ Artan Hoxha, në studion e emisionit “Të pa ekspozuarit” në MCN Tv, analizoi përmbledhjen e operacionit të i koduar “Trëkëndëshi”, i cili u zhvillua nën drejtimin e SPAK, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë.
Sipas tij teksa arrestimet kanë ndodhur në Vlorë dhe Durrës, të shtunën dhe ditën e sotme, ato janë bërë -pasi Policia ka nuhatur dhe ka parandaluar një seri ngjarjesh tragjike në Vlorë
Policia e Shtetit ka arrestuar me kërkesë të SPAK e vendim të GJKKO-së shtetasin Muharrem Koroveshin që dispononte edhe 2 identitete të tjera. Në kërkim janë shpallur edhe 2 persona të tjerë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që tentuan të vrisnin disa muaj më parë një shtetas.
Operacioni vjen në kuadër të arrestimit të Amarildo Nikollës në Vlorë gushtin e kaluar, teksa u kap me armë në dorë në tentativë për të kryer vrasje, me dyshimet se shënjestër ishte Inez Hajrulla.
Me urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme, në Vlorë u vu në pranga Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij pasi dyshohet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.
Ngjarja e ditës së shtunë në Vlorë dhe ngjarjen e sotme në Durrës tregojë se organet e zbatimit të ligjit e kanë ndjerë, e kanë nuhatur, dhe ndërhynë për të parandaluar një seri ngjarjesh në qytetin e Vlorës.
Informacioni që kanë siguruar në rrugë operative policia e Vlorës është se po përgatite një atentat i cili synonte së pari hakmarrjen për atentatin e janarit të Gëzim Sinomatit në ballkonin e tij dhe poashtu të ishte një ngjarje që do ta trondiste kundërshtarin dhe në këto kushte janë përshpejtuar aksionet dhe ka ndodhur i pari i ditës së shtunë me sa di unë personi që u tentua të vritej tre here, nuk ndodhet në Vlorë.



