Në një tragjedi ka ndodhur në prag të Vitit të Ri, ku gjashtë vetë kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në në lumin Hawkesbury në veri të Sidneit, të dielën pasdite. Aeroplani u gjet i përmbysur në fund të ujërave në thellësi 13 metra me gjashtë kufoma brenda, ndërkohë që nuk dihet se çfarë e e shkaktoi rrëzimin.
Katër prej pasagjerëve në aeroplanin e mbytur ishin britanikë. Zhytësit e policisë kanë gjetur të gjashtë trupat në rrënojat e avionit pas më shumë se katër orësh kërkimi.
"Për arsye që nuk janë të njohura në këtë fazë të hetimit, avioni ka goditur ujin dhe më pas është fundosur", tha një zëdhënës i policisë.
'Në momentin e përplasjes, në bord kishte një pilot dhe pesë pasagjerë. Unë mund të konfirmoj se të gjashtë personat që ishin në aeroplan kanë të vdekur. ', tha zëdhënësi. Njëri nga të vdekurit ishte një fëmijë 11-vjeçar.



