Humbja në zgjedhje/ Kalemaj: Arrogancë e papërligjur nga të dy PD-të, rezultati më i keq që nga viti 1997, duhet analizë (VIDEO) 

Humbja në zgjedhje/ Kalemaj: Arrogancë e papërligjur nga të dy PD-të, rezultati më i keq që nga viti 1997, duhet analizë (VIDEO) 

Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet e 14 majit, për politologun Ilir Kalemaj, nënkupton arrogancë nga të papërligjur nga të dyja PD-të.

Sipas Kalemaj, ky është rezultati më i keq që ka njohur historia e PD-së që nga viti 1997.

Unë shikoj në përgjithësi te aktiviteti i opozitës. Unë shoh një arrogancë të papërligjur nga të dyja palët.

Del njëra palë e Foltores dhe thotë kandidati Berisha ka marrë 500 mijë vota, si i mori ai kur ai nuk qe kandidatë dhe natyrisht ishin të opozitës dhe madje edhe PD zyrtare shpresoj të kenë votuar për kandidatin Këlliçi, sepse në fund të votës ishin vota kundër mazhorancës, dhe është detyra e tij si qytetar.

Nëse shohim votat e siglës pastaj shohim 250 mijë vota, rezultat katastrofë, edhe më i keq se viti 1997.

Kalemaj thotë se duhet një analizë e thellë nga ana e PD-së se çfarë shkoj keq në këto zgjedhje.

Sipas tij, janë rreth 250 mijë vota më pak që nuk kanë gjetur frymëzim nga asnjëra PD, duke mos dalë në votime.

Po nuk u ngritën disa piketa se çfarë shkoj keq ne këto zgjedhje.

 Berisha kë thënë atë që nuk është koha për analizë por për të gjetur parregullsitë, ok këto duhen bërë nga të gjithë faktorët e opozitës që ka pasur shitblerje votash, ka pasur aktivizim patronazhistesh, aktivizim administratës, por çfarë duhet të bëj opozita për të nxjerrë njerëzit për të votuar, dhe pikërisht këtu mungonin nga 190 mije deri në 250 mijë vota dhe ato janë jo vetëm vota të demokratëve të opozitarëve, por edhe të pjesës gri dhe të atyre që nuk janë dakord me qeverisë, por nuk kanë gjetur mjaftueshëm frymëzim as nga njëra PD as nga tjetra.

Kalemaj, duke folur për rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës, u ndal te prezantimi i tre tezave që ai solli, teksa tha se ai vet dikur ka qenë kundër listave të hapura dhe sot i përkrah ato.  

Basha vjen tani dhe prezanton tre teza.

Jam dakord me ato teza që ka prezantuar, po ajo që më bën përshtypje është fakti se Basha ka qenë kundërshtar i rreptë i listave të hapura dhe proporcionalit kombëtar dhe në atë kohë prezantonte mazhoritarin, me të cilën PD për fat të keq as për 150 vitet e ardhshme nuk vjen në pushtet.

Tani vjen dhe thotë dua proporcional kombëtar me lista të hapura. Tani, a duhet të bëj një ‘mea culpa’ për këtë kur ma kanë prezantuar?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy