
Kampi i anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, i njohur si MEK, në një reagim për MCN TV hedh poshtë raportimet për një person të arratisur nga kampi “Ashraf 3” në Manzë.
Në reagimin e MEK thuhet:
Po raportohet dje dhe sot ne disa media se nje person me emrin Ali Asgar Zamani eshte arratisur nga kampi MEK dhe ne kemi tentuar per ta detyruar per ta kthyer ne kamp. Kjo eshte totalisht e pavertete, ne e denojme kete. E verteta eshte se po na sulmojne, regjimi iranian po ben represion. Ai eshte i lidhur me burime informacioni te inteligjences iraniane ne Shqiperi
Duan te bejne lojera dhe te legjitimojne aktet terroriste ndaj MEK.
Nuk eshte e vertete qe eshte arratisur. Ne kemi vendosur ta debojme nga organizata MEK ate disa dite me pare. Ketu te gjithe njerezit jane te lire te hyjne e te dalin nga kampi sa here te duan. Per disa arsye specifike, ai eshte debuar nga organizata.



