Një skaner pasaportash në Zelandën e Re ka bërë një gabim “racist” kur refuzoi aplikimin e një djali aziatik. Richard Lee donte të rinovonte pasaportën, por kur ngarkoi online foton e tij në programin e posaçëm të Ministrisë së Brendshme neozelandeze, ajo iu refuzua.
Aplikimi i tij nuk u pranua me shpjegimin se sytë e tij në foto ishin të mbyllur, kur në të vërtetë ai i kishte të hapur.
“Fotoja që ju ngarkuat nuk plotëson kriteret tona sepse sytë e aplikuesit janë të mbyllur”, ishte përgjigja e aplikacionit.
Lee është një student i Inxhinierisë Aerohapsinore. Ai po e rinovonte pasaportën për t’u kthyer në Australi. Pasi aplikimi i tij nuk u pranua, ai u detyrua të kontaktonte Ministrisë e Brendshme.



