Projekti 3D dhe realiteti i investimit 1.5 miliard lekë në Yzberisht

Projekti 3D dhe realiteti i investimit 1.5 miliard lekë në Yzberisht

Bashkia Tiranë në vitin 2022 vendosi të rikualifikoj një bllok banimi në Yzberisht me tenderin  “Rikualifikim urban i bllokut kufizuar nga rrugët 3 Dëshmorët - Rexhep Shala - Joaklin Persi” me vlerë 1.5 miliard lekë.

Projekti me pamje fantastike në 3D, përfshin shtrimin e rrugëve, trotuare, korsi biçikletash, ndërtimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Madje projekti siç e shihni ka dhe 1 shatervan.

Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “BE - IS” SH.P.K & “ERGI” sh.p.k. Kohëzgjatja e kontratës ka qenë 12 muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës. Lidhja e kontratës është bërë në vitin 2022 , dhe afati për përfundimin e këtyre punimeve ka qenë 12 muaj, me një llogari të thjeshtë, ato duhet të kishin përfunduar në vitin 2023.

Xhadat vëzhguan nga afër zbatimit e projektit 1.5 miliard lekë në terren. Disa punë duken akoma të papërfunduara, shatërvani në projektin 3d nuk duket askund në terren ndërsa korsitë e biçikletave janë zënë nga pemët. Gazetarët konstatuan gjithashtu se mbi trotuatet e rinj te ndertuar janë mbjelle pemë duke e kthyer trotuarin jofunksional.

Xhadat kontaktuan operatorin ekonomik BE-IS shpk që ka kryer punimet për të lënë një takim, por ata e mbyllën telefonin pasi mësuan për çfarë do të pyeteshin. Xhadat kërkuan informacion edhe nga operator Tower shpk i cili për mbikqyrjen e punime është paguar 15 milion lekë nga ana e Bashkisë Tiranë. Ai deklaroi se afati i punimeve nuk ka përfunduar dhe se për pemët mbi trotuar është kërkuar largimi i tyre pranë Bashkisë Tiranë, e cila i ka mbjellë.

Gëzim Sula i cili u prezantua si  përfaqësues i bashkisë për problemin e pemëve, u shpreh se pemët nuk do të hiqen pasi janë mbi trotuarë dhe jo mbi korsi biçikletash, ndryshe nga sa deklaroi mbikqyrësi i punimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy