Shapo: Një person i prekur nga fruthi, infekton 12-18 vetë. 11 rastet në Shqipëri, vetëm maja e ajsbergut (VIDEO)

Shapo: Një person i prekur nga fruthi, infekton 12-18 vetë. 11 rastet në Shqipëri, vetëm maja e ajsbergut (VIDEO)

Specialisti i shëndetit publik, Leidon Shapo pas konfirmimit të 11 rasteve me fruth në Shqipëri, nënvizon domosdoshmërinë e vaksinimit.

Në një lidhje nga Britania e Madhe për edicionin e lajmeve në MCN TV, Shapo sqaroi se fruthi nuk është nga sëmundjet e shportës së zakonshme, por është një indikacion që ka një përhapje shumë të shpejtë dhe të fortë dhe është një sëmundje e traktit respirator.

Një person i infektuar me fruth mund të identifikojë 12-18 vetë. Fruthi është një sëmundje që përhapet shumë shpejt dhe ka një goditje të fortë.

1 në 5 veta shtrohen në spital, 1 në 15 përfundojnë me sëmundje të rëndë, komplikacione, meningjite apo hepatite, 1 në 5 mijë veta mund të humbin jetën.

Në Britaninë e Madhe nga 2006, kemi pasur 5-6 vdekje, ndërsa për momentin këto shifra janë në rritje.

Grupe risku janë foshnjat nën 12 muaj, para se të marrin vaksinën e parë, nënat shtatzënë ku mund të ndodhin aborte, humbje fëmije.

Është parë dhe është ngritur alarmi se është vënë re se vjet kemi pasur 42 mijë raste, ndërkohë që në 2022 ishin 99 raste, çka tregon se niveli i vaksinimit.

Vetëm kur kemi vaksinuar gjithë komunitetin dhe gjithë grupet e duhura, në Shqipëri është 12 muaj dhe 5 vjeç, ndërsa në Britani 12 muaj deri në 40 muaj.

Duhet të kapim nivelin tavan të vaksinimit me 95%. Në Europë dhe Britaninë e Madhe këto shifra kanë rënë gjatë Covid.

Me dy doza në Shqipëri shkon te 93% vaksinimi. Janë dy fenomene që shikohen për hezitimin nga prindërit për vaksinim.

Pandemia ka lënë një lloj vakumi te vaksinimi i popullatës. Fëmijët duhet të bëjnë dozën e parë të vaksinës dhe dozën e dytë, pasi të dyja dozat bëjnë mbrojtjen.

Rezistenca vjen nga një studim famëkeq, i cili krijoi një lidhje të paqenë mes vaksinës MMR me efekte anësore sie autizëm.

Kjo është provuar me studime shkencore që nuk ekzistojnë. Duhet të merren masa se është një sëmundje në rritje.

11 rastet e para në Shqipëri janë thjesht maja e ajsbergut, pasi do të ketë shumë më shumë raste.

Doktori sqaroi se në rast se jemi të vaksinuar, rreziku për tu infektuar nga fruthi është jashtëzakonisht i vogël.

Sipas tij, edhe një dozë mbron mirë, por nënvizoi se ata që preken janë kryesisht të pavaksinuarit.

Dy në 5 raste janë vënë re tek fëmijët 1 në 4 vjeç dhe një në 5 raste tek personat mbi 20 vjeç. Kjo është vënë re në Britaninë e Madhe dhe Europë.

Fillon fillimisht si rrufë, më tej nisin të dalin njollat. Brenda një periudhe dhjetë ditore pikat e kuqe ikin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy