
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se nga sot qytetarët serbë që hyjnë në territorin serb mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MPB-ja ka bërë me dije se këtë mund ta bëjnë nga sot në mesditë.
Ministria e Punëve të Brendshme me qellim të vazhdimit të informimit të opinionit publik dhe njëherë mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, njofton qytetarët se përveç mundësisë së pajisjes së tyre me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës në të gjitha pikat kufitare, nga nesër në mesdite mund të pajisjen edhe në të gjitha qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Republikën e Kosovës.
Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhamat para dhe prapa.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Vendosja e reciprocitetit nga Kosova në targa të veturave me Serbinë, nxiti tensione në veri të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, ku grupe serbësh lokalë po mbajnë të bllokuara rrugët në veri.
E kjo situatë ka shqetësuar bashkësinë ndërkombëtare, që po bën thirrje për qetësi dhe ulje tensionesh.



