Nano: Spitalet tona si të Europës? Pse ikin të kurohen jashtë ata që kanë mundësi (VIDEO)

Nano: Spitalet tona si të Europës? Pse ikin të kurohen jashtë ata që kanë mundësi (VIDEO)

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano e cilëson propagandë deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh se spitalet tona nuk u lënë asgjë mangut spitaleve të Europës. Në një analizë në studion e lajmeve në TvT, Nano tha se fakti që njerëzit, të cilët kanë mundësi ekonomike, zgjedhin të kurohen jashtë, hedh poshtë pretendimin e Ramës.   

Pashë doktorë të angazhuar, pacientë që lëshonin vetëm fjalë falenderimi. Të thuash që ne kemi spitale të niveleve europiane, do të thotë të thuash diçka që nuk qëndron në qiell as në tokë. Spitalet tona nuk mund të ushtrojnë shërbimin e duhur dhe këtë e tregon fakti që klerikët ikin të kurohen jashtë Shqipërisë. Dhe jo vetëm ata, por edhe qytetarë që i kanë mundësitë ekonomike. Deklarata e Ramës është propagandistike”, tha ai.

Nano tha se opozita duhet të bashkëpunojë dhe jo ta shfrytëzojë politikisht krizën e pandemisë.  

“Unë këtë krizën e Covidit e kam ndjekur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Forcat opozitare janë të kujdesshme në vendet e tjera. Kemi Britaninë, Spanjën, Italinë, ku qeveritë kanë dështuar në mënyrë spektakolare. Opozitat nuk e kanë shfrytëzuar këtë rrethanë. Në rrethana të tilla të ngjashme me ato të luftës, opozitat duhet të jenë të kujdesshme. Opozita ka sugjeruar, por duhet të heqë dorë nga tonet minimizuese. Maxhorancën e kam parë në këmbë dhe të zbatojë këshilla që jepen nga opozita”, tha Nano.

Sa i takon ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave, Nano tha se është racionale.

“Negociatat nuk janë hapur, presim të hapen, zëra për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, po të mos isha shqiptar, do të më dukeshin racionale. Maqedonia nuk ka problemet që kemi ne, ka thjesht probleme me fqinjët. Maqedonia nuk penalizohet si ne. Ne kemi fatin e keq dhe unë nuk kuptoj qëndrimin e vendeve europiane që janë kundër Shqipërisë në këtë proces, sepse ne kemi bërë një reformë dhe ajo funksionon në mënyrë çalamane. Për një europian që e sheh nga jashtë, ai thotë ç’është ky vend i çmendur. Në të gjithë këtë histori, qeveria shqiptare është me faj”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy