
Më 8 shkurt, do të zhvillohet protesta kombëtare e iniciuar nga Partia Demokratike.
Lidhur me përgatitjet për këtë protestë, deputetja Dhurata Çupi vlerëson në studion e “MCN informacion” se ajo do të jetë jo vetëm një organizim i opozitës, por edhe një thirrje për qytetarët që kërkojnë ndryshime.
Ajo thekson se protesta do të mbështetet nga qytetarë të paangazhuar politikisht, dhe jo vetëm nga struktura të partisë, duke e quajtur këtë një mundësi për të gjithë ata që kanë arsye për të protestuar, si qytetarët, bizneset e vogla, dhe pensionistët.
Çupi e konsideron protestën një ngjarje ku çdo i pakënaqur mund të gjejë veten dhe të bashkohet. Ajo thekson se fryma e protestës është një reflektim i pakënaqësisë që është përhapur për shkak të largimit të rinisë nga vendi dhe problemeve të tjera sociale
Protesta e 8 shkurtit është një organizim jo vetëm i opozitës, por edhe i qytetarëve në tërësi, është një protestë kombëtarë e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe e mbështetur nga të gjitha strukturat.
Nga vizita në terren dhe nga takimet me strukturat shikojmë se nuk janë vetëm strukturat partiake por edhe qytetarë të paangazhuar politikisht që do ti bashkohen protestës së ditë së shtunë në ora 5 pasdite.
Ka pafund arsye për të protestuar qytetarë, biznesi i vogël, pensionistë do duhet të na bashkohen protestës, nuk është thjesht politike, por është protestë ku çdo i pakënaqur do duhej të na bashkohet dhe të gjej veten në këtë protestë. Shembulli i protestës së Beogradit është një shembull pozitiv, ajo nuk është thirrur nga strukturat politike, ajo është një protestë e studentëve, ka pafund arsye që edhe në Shqipëri të ketë të tilla protesta.
Mos të harrojmë që nervi protestuar ka rënë për shkak se rinia është detyruar të largohet nga vendi, në Shqipëri janë 800 mijë pensionistë, administrata publike, një pjesë e shtresës gri, rreth 1 milion shqiptarë që janë larguar dhjetë vitet e fundit, ndoshta dhe nuk ka mjaftueshëm burime njerëzore që të jenë të aftë të protestojnë dhe pse jam e sigurt që edhe ata pensionistë që janë në shtëpi me mendje dhe zemër janë në protestë dhe janë kundërshtarë të këtij pushteti.
Nga ana tjetër, gazetari Mariglen Kume vlerëson se protesta e 8 shkurtit do të jetë më shumë një demonstrim force, një "minimiting" i parë paraelektoral, duke e lidhur atë me afërsinë e zgjedhjeve parlamentare.
Këto protestat e muajve të fundit ta themi se kanë qenë në kuadër të Mosbindjes Civile, kanë qenë të shpërndara dhe nuk kanë qenë të fokusuara në një vend.
Pikërisht se jemi para zgjedhjeve për të dëshmuar një lloj mbështetje , për të dëshmuar valën nga ajo çfarë edhe Berisha e ka promovuar që nga fitorja e Trump dhe takimi që pati me CDU në Gjermani, ta sjell këtë frymën edhe në Shqipëri këtë frymën e qendrës së djathtë.
Do të jetë më shumë, një demonstrim force, mbështetje, proteste e synuar që të përçoi mesazhin te pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve dhe kryesisht do të jetë vetëm me fjalime duke qenë se është një protestë e thirrur nag një parti politike do të jetë me fjalim politikë me eksponentë politike. Do të jetë Berisha që do të mbaje fjalën e tij dhe të tjerë, sepse është çelja ose minimtingu i para paraelektoral.
Në këtë frymë do të jetë me shumë sesa një demonstrim, sepse patjetër që nuk kanë synim të rrëzojnë qeverinë tre muaj para zgjedhjeve, as nuk ndodh dhe as nuk e kanë qëllim për ta bërë.
Më shumë për të demonstruar mbështetje, të paktën edhe nga informacione që kam mbase në fund mund të ketë një demonstrim ose revoltë mllefi kundër godinës së kryeministrisë, sepse kemi parë që nuk kanë munguar.



