Fushata online, Allmuça: Rregullorja e KQZ u shkel menjëherë sapo u miratua (VIDEO)

Fushata online, Allmuça: Rregullorja e KQZ u shkel menjëherë sapo u miratua (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, KQZ miratoi një rregullore për përdorimin e rrjeteve sociale. Zyrtarëve u ndalohet tani të pasqyrojnë veprimtaritë politike në rrjetet sociale të institucionit publik, si dhe në ato zyrtare të funksionarit publik.

Gazetarja Oliverda Allmuça tha në studion e MCN Informacion se shkeljet vijuan edhe pas miratimit të rregullores.

Pati postime menjëherë pas këtij vendimi. Nuk janë shkelje të kodit, janë shkelje të rregullores. Ka pasur edhe një tjetër draft, ai për të burgosurit, që zoti Celibashi e cilësoi si me prapavijë politike. KAS e hodhi poshtë, duke i dhënë të drejtë Kuvendit.

Kryeministri para se të niste vrulli i padukshëm i fushatës mori vendimin që nuk do të kishte asnjë komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale. Por u tërhoq, gjë që tregon se është shkelje.

Zoti Rama ka bërë 72 postime brenda një jave. Dhe të gjitha janë bërë repost nga ministrat.

Allmuça tha se në zgjedhjet e kaluara janë hedhur në fushatën online 90 mijë dollarë. Por nga ana tjetër ka pasur manovra për të arritur te audienca duke iu shmangur rregulloreve.

Ka pasur punë të mirë në mediat online sepse ka pasur investigime. Në zgjedhjet e 2023 ka të deklaruar 90 mijë dollarë të deklaruara si të përdorura nga partitë për fushatën online. Unë kam marrë në analizë një sërë faqesh. Aty sheh faqe me emra të çuditshëm. Postimet e tyre shkojnë të gjitha për PS. Por nëse hyje brenda këtyre faqeve, adminët ishin në vende shumë të largëta. Gjendet mekanizmi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy