
Psikologia Edlira Durmishaj e ftuar në Zgjohu me MCN Ka komentuar lidhur me paragjykimet e stigmatizimet që u bëhen vajzave myslimane në punë.
Ajo u shpreh se tashmë për realitetin shqiptar ky është i tejkaluar edhe pse paragjykimet janë një proces normal. Sipas saj ka dhe raste të pushimeve nga puna ku dëmin psikologjik ka një kosto të madhe.
E gjykoj për realitetin shqiptar një realitet të tejkaluar. Është e vërtetë që ka pasur problematika, por duke marrë parasysh se nga momenti i hapjes së shoqërisë shqiptare pas rënies së komunizmit normalisht përplasja me opinionin, paragjykimet është proces normal.
Në praktika ligjore pastaj sigurisht që ka kërkuar shumë punë por dhe vullnet nga të dyja palët. Dua të përmend një rast që ndoshta është shumë identifikues, për të treguar se ku realisht është politika shqiptare. Mbaj mend para dy vitesh një rast në Shkodër ku një vajzë pretendonte se kishte pasur një keqkuptim me administratorët e vendit të punës dhe di që u bë një fushatë e madhe sensibilizuese.
Përfaqësuesit e këtij biznesi dolën me një qëndrim publik që jo vetëm e përkrahën vajzën por ju ofrua që të zgjidhte vendin e punës që ajo donte aty. Mendoj se është diskutim i mbartur dhe diskutuar nga çfarë ndodh jashtë sepse është i tejkaluar për mua sot.
Paragjykime ka gjithmonë në çdo fushë të jetës, steriotipe ka gjithmonë por ato janë gjithmonë të importuara. Kur shikon një grua me shami ne mendojmë o bobo gjynah kush ja ka vënë shaminë, sikur asaj i janë mbyllur të drejtat dhe nuk e kuptojnë se ajo është thjeshtë një dëshirë e saj.
Më tej ajo theksoi se komisionari kundër diskriminimit sa herë ka pasur fakte të tilla ato zonja e kanë fituar çështjen dhe është për tu vlerësuar që çështja të bëhet publike.
Më shumë bëhet fjalë për biznese sesa për administratën ligjore. Sa i përket dëmit emocional sigurisht që nuk është diçka e vogël sepse ti xha e ke një përballje me shoqërinë me këtë dhe kjo është e tepërt, një frustim. Kjo lë dhe gjurmë në personalitetin e tyre, ato lëndohen. Rast do përmendja eksperiencën time me përjashtimin nga gjimnazi në vitin e dytë por bekim i madh i imi ka qenë një suport i madh nga familja, kjo më ka bërë të jem më tepër luftarake në këtë drejtim por jo të gjitha janë kështu.
Kam shumë mikesha të mija që nuk kanë mundur të kapërcejnë këtë situatë. Ka një moment delikat brenda familjes sepse një vajzë që del me këtë vendim jo gjithmonë vjen nga një familje praktikante. Dhe që aty ti ke përballjen tënde të parë që ti faktosh familjes tënde që ky është një rrugëtim shpirtëror tek e cila pasqyroj dhe projektoj të ardhmen time.
Kështu që familjarët janë ata që marrin koston e parë të kësaj. Im atë ishte ai që më ka mbështetur më shumë kur më përjashtuan nga gjimnazi dhe pse s’ka qenë fare dakord me këtë vendim tim. Pastaj rikthimi ka qenë shumë glorifikues, sepse ishte një ndjenjë fitoreje. Por kur gjëja është e drejtë të hapen rrugët.



