Aplikimi për subvencione, fermerët e Elbasanit në radhë: Kemi ardhur me shpresën për të marrë 5 lekë, shteti të mbështesë fshatin (VIDEO)

Aplikimi për subvencione, fermerët e Elbasanit në radhë: Kemi ardhur me shpresën për të marrë 5 lekë, shteti të mbështesë fshatin (VIDEO)

Nga data 27 mars deri më 19 prill fermerët kanë mundësi të aplikojnë në skemat e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.

Që në orët e para të mëngjesit fermerët e Elbasanit, Belshit dhe Cërrikut janë paraqitur në institucionet përkatëse për t’u regjistruar.

Korrespondentja e MCN Tv, Entela Duka tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se fermerët po presin në radhë, për t’i mbyllur sa më shpejt këto procedura.

Fermerët e Elbasanit po presin për të përfituar nga skemat e subvencionimit. Edhe pse autoritetet kanë thënë që afati është deri në 19 prill, shihet ngutje e fermerëve të Elbasanit që duan t'i mbyllin sa më parë këto procedura . Flasim për fermerët e bashkisë së Elbasanit, ata të Belshit dhe Cërrikut kanë një sportel më vete.

Fermerët shqetësohen këto radhë të gjata. Kanë ardhur që herët, pa u çelur orari zyrtar, kanë udhëtuar nga fshatrat.

Një prej fermerëve tha për mikrofonin e MCN TV se shteti duhet të mbështesë bujqësinë dhe fshatin.

Kemi ardhur me shpresën për të marrë 5 lekë, mos ta lëmë tokën djerrë, të mos vijë mishi i pulës nga Brazili. Toka po shkon degradimit. Këtu kanë ngelur vetëm të moshuar.

S’ka shtet, shteti duhet të stimulojë bujqësinë, fshatin e ka lënë pa rrugë, pa ujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy