
Unë jam gati të flas me Putinin, por nuk duhet të ketë ultimatum dhe rusët duhet të largohen nga territori ynë, është hapi i parë për të folur.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një intervistë për Porta a Porta e cila do të transmetohet sonte në Rai1, e para e publikuar në televizionin italian.
Siopas lajmit të Rai News, Zelensky ka shtuar gjatë intervistët se çështja e negociatave ndërlikohet çdo ditë, sepse çdo ditë rusët pushtojnë fshatrat dhe vrasin njerëz.



