Manja: Absurde të mendosh shpërndarjen e Parlamentit. Meta: E bën populli

Manja: Absurde të mendosh shpërndarjen e Parlamentit. Meta: E bën populli

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja, ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të Republikës, Ilir Meta. I pyetur lidhur me paralajmërimin e Metës se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se nëse Presidenti e bën një gjë të tillë, Kuvendi do ta rrëzojë dekretin e tij, duke i kujtuar atij se Shqipëria është republikë parlamentare.

 “Për presidentin e kam të qartë përgjigjen, kjo mazhorancë do të zbatojë kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregulloren e Kuvendit. Nëse presidenti në vazhdën e shumë ligjeve që nuk i dekreton dhe ia kthen përsëri Kuvendit, Kuvendi do të rrëzojë dekretin e presidentit. Presidenti mund të këtë parasysh shumë gjëra por duhet t’i referohet nenit 1 të Kushtetutës së Shqipërisë. Shqipëria është Republike Parlamentare. Presidenti është një institucion kushtetues që buron nga Kuvendi i Shqipërisë dhe është i detyruar si çdo institucion tjetër t’i bindet kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, tha ai.

Ndërsa lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit nga presidenti, Manja tha se është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë. Manja i kujtoi Metës se ai është në procedurë shkarkimi.

Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e Parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast Kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet Parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit”, tha ai.

Deklaratës së deputetit socialist, Presidenca iu përgjigj brenda pak minutash nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi.  

Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR
”, shkroi ai në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy