“Pas incidenteve BE në pozitë të vështirë”, Milo: Dialogu Kosovë-Serbi s’mund të rifillojë pa një konsensus minimal mes palëve (VIDEO)

“Pas incidenteve BE në pozitë të vështirë”, Milo: Dialogu Kosovë-Serbi s’mund të rifillojë pa një konsensus minimal mes palëve (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komentoi në edicionin e lajmeve në MCN Tv ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi si dhe qëndrimin e BE dhe deklaratën e këshilltarit të DASH mbi këtë çështje.

Milo thotë se janë humbur tre javë kohë si pasojë e situatës në Veri dhe  BE s’mund të caktojë një datë për dialog nëse s’ka konsensus minimal për çfarë do negociohet.

Ish-ministri i Jashtëm thekson që si BE ashtu edhe SHBA kërkojnë lëshime nga të dyja palët, ku nga qeveria Kurti kërkohet mirëkuptim për zbatimin e projektit të krijimit të Asociacionit të Komunave serbe.

Ka një vonesë që u shkaktua nga situata në Veri të Kosovës pas 6 dhjetorit. Pas incidenteve BE u ndodh në pozitë shumë të vështirë sepse donte të zgjidhte problemet emergjente, dhe s’mund të realizohej dialogu ndërkohë që kishte një problem kaq delikat si bllokimi i kufirit. U humb 3 javë kohë. Arsyeja e dytë është se BE nuk do të veprojë, të caktojë një datë për dialog, sepse s’mund të shkohet nëse s’ka konsensus minimal për çfarë do negociohet. Serbia me sa duket nuk pranon propozimin franko-gjerman. E ka hedhur poshtë, ose e ka refuzuar në pjesën më të madhe të tij. Vajtja e Vuçiçit dhe Kurtit në Bruksel do reduktohej në shëtitje, pa rezultat konkret, prandaj BE në këtë rast është shumë i frenuar. Nga ana tjetër SHBA-të që përpiqen të ecin me një hap me BE-në, duket se janë në një mendje me BE-në, dhe tani po dërgojnë një të dërguar të posaçëm të nivelit të lartë për të parë situatën nga afër, për të kontaktuar udhëheqësit e dy vendeve. Këto ditë janë ditët e sondazhit paraprak, para se të merret një vendim nëse duhet të vijojnë negociatat ose jo.

Lidhur me thirrjet e Kurtit për shtim të presionit ndaj Beogradit, Milo thotë se ato nuk mbështeten plotësisht nga BE, prandaj ka hezitim për rifillimin e neogicatave.

Politika europiane që t’i ulë palët në bisedime, duhet të ketë mirëkuptimin e dy palëve. Duhet që të dy palët të lëshojnë. Edhe nga qeveria Kurti BE kërkon mirëkuptim për zbatimin e projektit të krijimit të Asociacionit të Komunave serbe. Këtë kërkojnë edhe SHB-të. Por qeveria e Kosovës në të drejtën e vet nuk lëshojnë pe në këtë drejtim. Qeveria e Kosovës s’është dakord të krijohet Asociacioni në termat që parasheh marrëveshja e vitit 2013. Thirrja e Kurtit nuk është plotësisht e mbështetur nga BE, prandaj ka hezitime për të rifilluar negociatat. Të cilat jam i bindur që do rifillojnë, por nuk e di çfarë substance do ketë....Pozitat e dy palëve janë ende shumë larg. Ajo që ndodhi në dhjetor i largoi edhe më shumë nga njëri-tjetri. Të dy palët po bëjnë deklarata që s’janë qasje përafruese për një marrëveshje. Edhe Daçiç edhe Vuçiç bëjnë deklarata ultimative, që nëse nuk krijohet Asociacioni, nuk jemi të gatshëm që të negociojmë. Kurti patjetër që po mban qëndrim konstruktiv në raport me propozimin franko-gjerman. Mund të ketë ndonjë rezervë që ka të bëjë me finalizimin e një marrëveshje të gjithëpranuar, që do realizohet me një njohje përfundimtare. Me sa duket projekti franko-gjerman është retushuar dhe mund të mos kërkojë një njohje të ndërsjelltë. Ajo që kërkon varianti i dytë është sërish pozitiv në raport me gjendjen ku ndodhet Kosova sot. Do t’i lejonte Kosovës të çante më tej në njohjet ndërkombëtare. I hapet rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy