“Kam adhuruar Thatcher-in e Merkelin”, Godole: Ne shqiptarët s’kemi mësuar nga historia, popull somnambul që ecim në gjumë

“Kam adhuruar Thatcher-in e Merkelin”, Godole: Ne shqiptarët s’kemi mësuar nga historia, popull somnambul që ecim në gjumë

Pedagogia Jonila Godole tha në emisionin “Arnautistan” se ka adhuruar lidere si Thatcher apo Merkel, pavarësisht gabimeve që kanë bërë.

Ajo u shpreh se do të donte të ndodhte edhe në Shqipëri procesi që ndodhi në Gjermani, nga dorëheqja e Merkelit te hapja e garës në parti.

Godole thotë se shqiptarët s’kanë mësuar nga historia, duke u shprehur se ne “jemi një popull somnambul që ecim në gjumë”.

Unë s’jam feministe. Jetoj si feministe, por nuk jam feministe. I kam adhuruar Thatcher-in dhe Merkelin. Pavarësisht gabimeve që kanë bërë. Në profesionin e politikës është shumë e vështirë që të qëndrosh aty, të të marrin seriozisht, të mbetesh profesioniste deri në fund. Unë nuk mbështes kuotat. Mendoj që ai që është i zoti pavarësisht gjinisë duhet të ecë përpara dhe të mbështetet. Merkel është liderja e vetme që s’është përfolur për korrupsion”

Ndërsa veçon ndonjë kritikë për Merkelin, Godole përmend varësinë ekonomike në raport me Moskën sa i takon gazit, apo hapja e kufijve në 2015-ës.

Godole vlerëson mënyrën se si Merkel dha dorëheqjen dhe hapi garën brenda partisë.

Ajo që më pëlqen tjetër është që dha dorëheqjen, hapi garën brenda partisë, lajmëroi ditën kur hapej gara. E dua këtë lloj stili. Do doja që të ndodhte në Shqipëri. Shprehet shumë rrallë. Po ruan distancë. Postet që ia janë ofruar për drejtuar instanca ndërkombëtare ajo i ka refuzuar. Në Shqipëri kemi lider që i kemi provuar....Të gjithë liderët e i kemi prej 30 vitesh. I kemit testuar. Por ata kurrë s’i kanë pranuar gabimet dhe ne prapë sot t’u besojmë atyre. Ne s’kemi mësuar nga historia. Jemi një popull somnambul, ecim në gjumë”.

Kam frikë se ne duke qenë një shoqëri e papjekur....Duke qenë një popull pa koshiencë, as e kuptojmë demokracinë as e duam. Korrupsioni është gati gjenetik, ryshfeti, mënyra për t’i kaluar gjërat shpejt. I vetmi fat i joni është që duke qenë afër Europës, dhe duke qene Europa e shqetësuar për Rusinë dhe Kinën, na merr për dore, na ka kapur për dore sepse ka frikë se do i krijojmë një vatër problemi. E mira do ishte të vinte nga poshtë. Kjo klasë politike s’ka çfarë ofron më të re”.

Godole tha se shqiptarët po largohen nga vendi sepse s’kanë shpresë dhe qeveria e opozita s’u përgjigjet nevojave të saj.

Shqiptarët ikin sepse s’kanë shpresë se ka një opozitë që të marrë pushtetin dhe që të jetë ndryshe. Nuk shoh njerëz të lumtur majtas-djathtas. Takoj njerëz që më thonë ‘Jonila ti mund të jetoje në Gjermani, çfarë bën këtu?!’ Kjo nuk është shoqëri e verbër, por është dorëzuar, sepse kur ka një qeveri dhe një opozitë që s’u përgjigjet nevojave të saj, ikën. Unë kam zgjedhur që të qëndroj në Shqipëri. Nëse do kishim forca që janë kundër BE-së, SHBA-ve, atëherë patjetër...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy