Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve, sikur ta kishte nxjerrë Enveri nga hunda. Do mbrojmë elitën kombëtare

Berisha: Sulmet e Ramës ndaj universiteteve, sikur ta kishte nxjerrë Enveri nga hunda. Do mbrojmë elitën kombëtare

Kryedemokrati Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama për sulme ndaj universiteteve.

Ai thotë se kreu i qeverisë vuri në krye të arsimit një person që kishte probleme serioze me arsimin e vet dhe tani u kthehet përsëri, pasi i ka fundosur për tetë vite me radhë, duke u marrë me punësimin e tyre.

Duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit. Tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale si ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Pra, vërsulet ndaj universiteteve, u tregon hanxharin, vetingun.

Kush është ky që u tregon vetingun këtyre? Ai është kreu i një organizate më kriminale në Europë, që thotë se firmos fap e fap, që firmos qindra milionë dollarë, në një kohë kur entet e specializuara të shtetit i thonë se nuk mund të firmosen, se janë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Por ligji i xhepit prevalon mbi çdo ligj. Ka fytyrë të kërkojë veting të pedagogëve ky që parkun rreth shtëpie e kam blerë me 2 dollarë. A u kujtohet ju pse e kanë akuzuar Adriatik Llallën?

Sepse ka bërë rivlerësimin e pasurisë sipas ligjit. Kurse ky e ka parkun në zonë të ndaluar, të mbrojtur. Ky që u kërkon vetingun dhe ua përmend vetingun si hanxhar.

Ky ka një saraj dhe flet për pastërti figure. Njëherë zonja thotë se u bënë me paratë e Kurbanit, ky del e thotë se u bënë me paratë e emigracionit.

Kërkojani një faturë për paratë e emigracionit me të cilat ndërtoi vilën. Nuk ka asnjë faturë të vetme. Thotë ka 3800 dojçmarka, ndërkohë që sarajet ishin ngritur komplet.

Ky kërcënon pedagogët, kërcënon me mbyllje universitetet e Vlorës, Gjirokastrës.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se Rama dërgoi hordhitë tatimore për të bërë presione nga më të paligjshmet dhe se kulmoi kur tha se do marrë studentë nga jashtë.

Dhe këta shqiptarët nuk i lejoj. Sepse i urren. Ky do të krijojë elitën e patronazhistëve. Enver Hoxha, gjëja e parë që bëri ishte dekapitimi i elitës. Duhet t’i dalim zot elitës së kombit.

Duhet ta mbrojmë, ne jemi krenarë me ta. Ata kanë kontribute të jashtëzakonshme, janë personalitete që në kushte të vështira, kanë bërë maksimumin. Nuk mundet që me një rast të përlyejnë një botë akademike.

Se është vetë i zhytur komplet. Ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur elitën kombëtare, e cila është në një sulm amoral të paimagjinueshëm.

Sa i përket mbështetjes tonë, ajo është lëvizje sindikaliste dhe ne mbështesim çdo kauzë të drejtë. Po të ishte lëvizja jonë, do e thonim me krenari sepse nuk kemi asnjë kompleks.

Por ajo është lëvizje e sindikatave. Ndaj u them socialistëve që ne mbështesim kauzën tuaj, se ajo është kauzë e drejtë.

Për ne, universitetet janë një pasuri e paçmuar kombëtare. Nuk janë pasuri e Edi Ramës, nuk janë sarajet e Surrelit. Është një investim gjigant që kanë bërë shqiptarët për universitetet.

Ai u zotua se ditën e nesërme në parlament, kryeaxhenda duhet të jetë mbrojtja e elitës universitare dhe denoncimi i këtij agresioni dhe sulmi ndaj tyre dhe përpjekjet për t’i përçarë, duke nënvizuar se "nuk mund të imagjinoni çfarë terrori ushtrohet për t’i përçarë".

Berisha shprehu solidaritetin dhe mbështetjen grevës së tyre të përgjithshme nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy