Partia e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në vend. Fitorja u njoftua nga autoriteti zgjedhor, sipas të cilit partia e Maduros ka mbështetje të fortë nga elektorati.
Në këtë mënyrë, Maduro merr kontrollin e plotë të të gjitha institucioneve të vendit.
Koalicioni i tij ka marrë 67.7 % të votave, me 80% të votës së përgjithshme të numëruar.
Partitë e opozitës i kanë bojkotuar zgjedhjet. Bojkoti u udhëhoq nga Juan Guaido, i cili prej dy vjetësh ka qenë në një betejë pushteti me Maduron.
Pasi u vetëshpall president i Venezuelës, Guaido u njoh si i tillë nga SHBA dhe 50 vende të tjera.
Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo, i cilësoi këto zgjedhje "një mashtrim dhe një turp".
"Rezultatet e shpallura nga regjimi i paligjshëm i Maduros nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit Venezuelës", shkroi ai në Tuiter.
Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ka thënë se nuk do ta njohë rezultatin.



