Konferenca e BE-së në Shkup/ Selimi: Dakordësi e heshtur e liderëve rajonal që të mos flitet për tema politike. Në garë për paketën ekonomike (VIDEO)

Konferenca e BE-së në Shkup/ Selimi: Dakordësi e heshtur e liderëve rajonal që të mos flitet për tema politike. Në garë për paketën ekonomike (VIDEO)

Lider rajonalë  dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Për analistin shqiptar të MV, Sefer Selimi, i ftuar në “MCN live”, duket se rruga e vendeve të rajonit drejt BE-së është e vështirë në kuadër të një integrimi të plotë.

Ky samit ka për qëllim që në nivelet më të larta të diskutoje planin e ri për rritje të cilin në vitin e kaluar Komisioni Evropian e miratoj më të cilën do të mundohet ti jap një nxitje dhe një shtytje shteteve të Ballkanit Perëndimor , drejt BE-së.

Duket se rruga e këtyre vendeve është mjaft  e vështirë drejt integrimit të plotë dhe përmes këtij plani dhe këtyre iniciativave në një farë mënyrë edhe shtete e BP dhe BE-ja duan që këtë proces ta mbajnë të gjallë dhe të japin rezultate konkrete për qytetarët e këtyre vendeve që të humbas shpresa.

Analisti Selimi, vlerëson se sot u pa një dakordësi e heshtur e liderëve rajonal që të mos flitet për tema politike, por duket qartazi se ata janë në garë për paketën ekonomike

Do të thoja se fjalimet hyrëse ishin protokollare dhe nuk pati ndonjë spikatje të madhe rreth asaj që do doja të veçohet.

Gjithsesi ky takim ka edhe dimensionin politik edhe pse liderët mundohen ta fusin në korniza vetëm që relacioneve të bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal. Këtu vlen të theksohet deklarata e Vucic i cili ishte i kënaqur që këtu nuk flitet për tema politike por për ato ekonomike. Ka siç duket një dakordësi të heshtur për ti mënjanuar ose për të mos qenë temat politike në qendër të këtij samiti edhe pse nuk do mund të largohen plotësisht. Prania e ndihmës sekretarit amerikan O’Brajan i jep edhe më tepër në aspektin politik por duket interesi serioz të cilën SHBA e kanë për këtë rajon, duke dashur që ta shohin plotësisht të integruar në BE.

Atmosfera mes liderëve duket me e sh tensionuar dhe nuk janë ato tensione siç jemi mësuar ti shohim më herët, do të jetë një takim kur shtete do të garojnë mes tyre për të fituar sa me shumë nga ky plan, posaçërisht në aspektin financiar sepse kjo paketë vjen me 6 miliard dollarë dhe do të mund të jenë një shtytje për ekonomitë e këtyre vendeve dhe ajo që është inovative më këtë rast është fakti se ky plan vjen në kuadër të procesit të reformave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy