Treshja drejtuese e Kosovës në përplasje të hapur me ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale

Treshja drejtuese e Kosovës në përplasje të hapur me ndërkombëtarët për Gjykatën Speciale

Situatë e tensionuar në politikën kosovare pas vendimit më të fundit nga treshja Thaçi, Veseli e Haradinaj për të dërguar në Kuvend shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryesia e Kuvendit do të mbajë një tjetër mbledhje, për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili pas përfundimit të seancës së sotme, ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, e cila është kërkuar të mbahet nga më shumë se 40 deputetë.

Mirëpo këto vendime kanë sjellë një reagim të ashpër të trupës diplomatike në Prishtinë që dënojnë me forcë këtë nismë të presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ashpër pas këtyre raportimeve, duke thënë se ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovën. 

Pas takimit urgjent me presidentin Hashim Thaçi, shefi diplomacisë amerikane në Prishtinë, u ka bërë thirrje liderëve dhe deputetëve kosovarë që mos të përkrahim përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, SHBA-të nuk e përkrahin një gjë të tillë dhe kjo është e rrezikshme për Kosovën, raporton lajmi.net.

“Gjykata Speciale nuk e gjykon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por individët”, ka thënë Delwie.

Edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connel është përfshirë në debatin për Gjykatën Speciale. Pas ambasadorit amerikan, edhe O’Connell ka qëndruar në Kuvend.

Ai ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta. “Çdo deputet duhet ta merr me seriozitet vendimin. Me vjen shumë keq kur dëgjoj përpjekjet për të rrezuar ligjin për Specialen”, ka thënë ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, për të cilën po kërkohet të mbahet seancë  e jashtëzakonshme sonte, rapotron zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili ka thënë se kjo rrezikon raportet me shtetet ndërkombëtare.

Para pak ditësh përfaqësuesit e veteranëve kanë dorëzuar një peticion në Kuvend me rreth 15 mijë nënshkrime, për ndryshimin e këtij ligji.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy