​Policë të EULEX-it në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës

​Policë të EULEX-it në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës

Pjesëtarë të policisë së EULEX-it janë parë duke hyrë dhe dalë nga stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, në kohën kur policët serbë po dorëzojnë armët dhe uniformat e tyre.

KP-ja raportoi se dorëzimi i pajisjeve të rreth 300 policëve të stacionit verior në Mitrovicë do të bëhet gjatë tërë së hënës, me orare të ndryshme.

Mësohet se rreth 150 policë tjerë të cilët kanë shërbyer nëpër komunat tjera veriore të Kosovës do të dorëzojnë pajisjet e tyre po ashtu sot, por nëpër stacionet e këtyre komunave.

Të shtunën, përfaqësuesit e serbëve kanë dhënë dorëheqje nga komunat lokale në veri të Kosovës, nga gjyqësori, policia si dhe nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

Deri tek pezullimi i këtij të fundit erdhi pasi i njëjti ka refuzuar të zbatojë vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat./ksp

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy