“Xhadat” publikon skandalin: Bizneset shkelin vendimet e Bordit të Transparencës për ushqimet

“Xhadat” publikon skandalin: Bizneset shkelin vendimet e Bordit të Transparencës për ushqimet

Në muajin mars, qeveria miratoi aktin normativ  "Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte udhqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg". Përmes tij  ajo garantoi transparencë dhe monitorim të çmimit të disa produkteve ushqimore bazë.

Këtu përfshihej:orizi kokërrgjatë , sheqeri, vaji i lulediellit dhe mielli masiv ose thënë ndryshe mielli  me thasë 25-kilogramë.

Xhadat ka investiguar se sa u respektuan çmimet e bordit nga ana e subjekteve tregtare në periudha të ndryshme, ku ka zbuluar disa raste abuzimi.

Nëse orizi kokërgjatë sipas vendimit të bordit të datës 1 prill, duhet të shitej me 104 lekë, në supermarketet SPAR, u shit me 120 lekë, pra 16 lekë më shtrenjtë.

Menaxherja e subjektit që ka bërë këtë shkelje është dhe një nga antaret e Bordit të Transparencës për ushqimet.

Elona Hametaj Mema, drejtore ekzekutive e rrjetit të supermarketeve SPAR rezulton të jetë dhe një nga antaret e Bordit të Transparencës.

Por çmimet tavan të bordit për ushqimet nuk i ka shkelur vetëm SPAR, por edhe disa supermarkete të tjera.

Nëse sheqeri sipas vendimit të bordit të datës 10 shtator, duhet të shitej me 118 lekë, në Alb -Market ai u shit me 120 lekë.

Ndërsa orizin kokërrgjatë i cili, sipas vendimit të bordit, duhet të shitej me çmimin tavan 101 lekë, supermarket Xhangolli e tregton 115 lekë, pra 14 lekë më shtrenjtë.

Sa i takon miellit, çmimi tavan është përcaktuar vetëm për miellin që tregtohet në thasë 25 kilogram, i cili ka një përdorim jo të gjerë.

Ajo që bie në sy është se bordi i transparencës nuk po përcakton më çmimin tavan të shitjes për vajin e lulediellit. Ky i fundit është produkti më i shtrenjtë nga katër produktet për të cilat bordi mori përsipër mbajtjen në kontroll të çmimeve.

Xhadat ka kërkuar një përgjigje edhe nga bizneset, në lidhje me arsyet e moszbatimit të çmimeve të vendosura nga bordi i transparencës. 

Në lidhje me këtë, përfaqësuesi i supermarket Xhangolli, u shpreh : Ne e kemi një model orizi kokërrgjatë. Ti mund të kesh blerë një tjetër dhe ne mund të kemi dikë tjetër. Bordi e përcakton, duhet një vaj, një sheqer, një oriz ....

Xhadat: Jo, jo, jo e keni gabim.

Përfaqësuesi i supermarket Xhangolli: Unë kam qenë disa herë në mbledhjet e bordit dhe kështu na është thënë, që duhet të ketë patjetër një produkt, që klienti, ai që s`ka mundësi të ketë një produkt, po nuk do të thotë që të jenë të gjithë llojet e produkteve. Sheqer mund te ketë pesë lloje sheqeri. Ne kemi një sheqer me çmimin e bordit.

Xhadat: Po ku gjendet kjo, në cilën pikë të vendimit?

Përfaqësuesi i supermarket Xhangolli: Shko pyet ministren se ça na është shprehur neve. Një produkt të jetë me atë çmim. Kështu na është thënë, kështu kemi bërë.

E pyetur zyrtarisht në lidhje me emrat e antarëve të bordit të ushqimeve, Ministria e Financave nuk u përgjigj, por Xhadat i zbuloi ato në të vetmin vendim të bordit të publikuar nga Ministria e Bujqësisë bashkë me emrat e antarëve. Përveç përfaqësuesve të institucioneve, antarë bordi janë zgjedhur edhe përfaqësuesit më të lartë të bizneseve që merren me prodhimin dhe tregtimin e këtyre katër ushqimeve. Nga lista e bizneseve private bien në sy, drejtoresha ekzekutive e rrjetit të supermarketeve SPAR, Elona Hametaj Mema, Fuad Haxhiymeri nga fabrika e prodhimit te miellit Prima, dhe Ermal Babameto nga kompania Teuta.   

Emrat e antarëve të Bordit të Transparencës për ushqimet:

 Znj.Delina Ibrahimaj         Kryetar

Znj. Frida Krifca       Anëtar

Z. Ceno Klosi            Anëtar          

Z. Irfan Tarelli          Anëtar

Z. Genti Gazheli      Anëtar

Znj. Jeta Deda         Anëtar

Z. Nikolla Lera         Anëtar          

Z. Fuad Haxhiymeri            Anëtar

Znj. Vjollca Ferra    Anëtar

Znj. Elona Hametaj Mema           Anëtar

Z. Gentian Celo       Anëtar

Znj. Majlinda Bajraktari    Anëtar

Z. Ermal Babameto Anëtar                     

Mbledhjet e Bordit, siç parashikohet në paragrafin 7, të aktit normativ thirren me kërkesë të kryetarit të Bordit, pra të ministres së Financës, Delina Ibrahimaj.

Mbledhja e fundit e këtij bordi është ajo e datës 9 shtator, ç`ka tregon se gjëja e fundit që i intereson qeverisë është mbajtja në kontroll e çmimeve të ushqimeve për konsumatorët.

Në po të njëjtën mënyrë është ngritur dhe funksionon edhe bordi për karburantet.

Bordi kryesohet nga  ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Z. Nikolla Lera, Anëtar, po nga radhët e Ministrisë së Financave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Enea Karakaçi nga Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë, Ilia Gjermani, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit në Fushën e Hidrokarbureve, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, dhe drejtori i Përgjithshën i Doganave, Genti Gazheli.

Nga përfaqësuesit e shoqërive private të hidrokarbureve listën e kryeson përfaqësuesi i shoqërisë Kastrati, Sezar Beqaj, ndjekur nga Artur Llogoni, i shoqërisë Gega Oil, Agron Bulku nga Bolv – Oil sh.a ,Gerian Kuqi nga Euro Petrol sh.a., Saimir Krasniqi nga Krasniqi –sh.a.

Bordi i Transparencës është ndërtuar dhe funksionon në kushtet e konfliktit të pastër të interesit, po njësoj si Bordi i Transparencës për Ushqimet. Gjysma e antarëve të tij, që janë dhe pjesë e vendimmarrjes, përfaqësojnë pikërisht kompanitë, që duhet të jenë subjekt i kontrollit për abuzimet në treg.

Për të vërtetuar funksionimin e Bordit të Transparencës, Xhadat i kërkoi ministrisë një kopje të procesverbaleve të mbajtura gjatë zhvillimit të mbledhjeve ose materiale filmike, nese ato janë realizuar online, për dy mbledhjet e para dhe dy të fundit të këtij bordi.

Por Ministria zgjodhi të mos bëjë transparencë, as për bordet e transparencës, duke mos vënë në dispozicion asnjë nga dokumentat e kërkuara, çka ngre dyshimet se vendimet e rëndësishme, që po boshatisin çdo ditë xhepat e qytetarëve, merren në mënyrë arbitrare dhe jo përmes mbledhjeve të bordit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy