Qytetari denoncon te “Xhadat”: Po më detyrojnë të paguaj faturën e shlyer në One Albania!

Qytetari denoncon te “Xhadat”: Po më detyrojnë të paguaj faturën e shlyer në One Albania!

Në emisionin investigativ "Xhadat", në MCN TV, qytetari Bujar Saraçi, nga qyteti i Kavajës, ka denoncuar një rast ku në qershor të këtij viti ka paguar detyrimim mujor për telefonin fiks, tek një nga pikat e Unionit Financiar Tiranë, (agjenci financiare në rrjetin e së cilës kryhen pagesa për shërbime të ndryshme.) Kontratën për këtë numër, klienti e ka me kompaninë Albtelcom, e cila është blerë nga kompania One Albania.

Në librezën që qytetari disponon, muaji qershor rezulton i paguar më datë 20.07.2024 dhe mbi datën është vendosur vula. Ndonëse është e vendosur mbrapsht, ajo konfirmon kryerjen e pagesës, për të cilën kompania One Albania deklaron se nuk i figuron në sistem, duke ia ngarkuar si detyrim qytetarit.

Fillimisht gazetari bashkë me denoncuesin ju drejtuan zyrave të Unionit Financiar Tiranë për të kërkuar një sqarim në lidhje me pagesën e bërë, ndërsa këta të fundit, ja pasuan topin kompanisë One Albania.

Ndonëse prej 20 ditësh qytetari kishte bërë ankesë tek kompania One, ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

Punonjësja e filialit ku ishte dorëzuar ankesa, pranoi marrjen e saj nga qyetari, teksa e drejtoi tek zyrat qëndrore të kompanisë për marrjen e një përgjigje.

Gazetari dhe qytetari ju drejtuan kompanisë One , ku i vetmi që i priti ishte punonjësi I sigurisë. Ai I kërkoj qytetarit të ripërsëriste kërkesën.

Gazetari: Zotëria ka një problem. Ka një faturë që është shënuar në librezë që është e paguar dhe ndërkohë në sistem i del që nuk e ka paguar. Një muaj, vetëm muajin qershor. Dhe doja të sqarohesha pak me kompaninë, sepse na adresuan zyrat e shkresave në 21-sh.

Punonjësi i sigurisë: Në 21-shi? Po ky zotëria e ka bërë ëë....kur e ke bërë ti o zotëri?

Qytetari: Kam 20 ditë, edhe më shumë.

Gazetari: Ka dërguar shkresën dhe nuk ka marrë informacion akoma.

Punonjësi i sigurisë: Po ti tani përse....

Gazetari: Po ta zgjidhim këtë çështje, ka një faturë.....

Punonjësi i parkimit: Zgjidhjet këtu kanë një formular, kanë një formular këta.

Gazetari: Po pra, e kemi dërguar dhe formularin.

Punonjësi i sigurisë: Lëre tashi, ç'ke bërë tani me formularin andej-këndej.

Gazetari: Po e kemi dërguar pra formularin këtu.

Punonjësi i sigurisë: Ti djali i tij je, çfarë je ti?

Gazetari: Unë jam gazetar.

Punonjësi i sigurisë: Gazetar je...

Gazetari: Zotëria është qytetar, ka një shqetësim.

Punonjësi i sigurisë: Është qytetar, tani këtu ka një formular, që do ta mbushim këtu formularin dhe do t'ia dërgojmë departamentit përkatës e të marrin në telefon, të të sqarojnë. Nuk ke punë ti fare, për këtë problem që ka ky. Ky zotëria e sqaron problemin.

Punonjësi i sigurisë: Ore ti unë po të them t'ia çoj departamentit përkatës unë, lëre çfarë kanë bërë ata nga 21-shi, se po të ishte kështu.....

Gazetari: Po kur merret përgjigjja?

Punonjësi i sigurisë: Pas 30 minutave, merret përgjigjja.

Gazetari: Nëqoftëse për 30 minuta nuk do zgjidhet do shkoj brenda në departament pastaj.

Punonjësi i sigurisë:  Ore po të them unë që kjo punë do marrë drejtim sot ore... Që ka 20 ditë zotëria edhe nuk e ka marrë përgjigjen.

Gazetari: Ok.

Pak minuta pas këtij bashkëbisedimi, qytetarit ju komunikua fakti se problemi i tij u zgjidh dhe nuk do t`i mbaheshin më paratë e muajit qershor, për të cilin kishte paguar njëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy