KQZ hap rrugën për referendumin “pro familjes”/ Muçi: Ligji rrezik real për familjet shqiptare (VIDEO)

KQZ hap rrugën për referendumin “pro familjes”/ Muçi: Ligji rrezik real për familjet shqiptare (VIDEO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fillimin e procedurës për mbledhjen e firmave për referendumin për mbrojtjen e familjes. 

 

Ish-prokurori dhe nismëtari i iniciativës, Besnik Muçi, komentoi për ‘MCN Live’ se kjo është një mundësi për qytetarët që të shprehin drejtpërdrejtë vullnetin e tyre.

 

Para 3-4 muajsh, kur po diskutohej ligji për gjinitë, një grup mori iniciativën për këtë referendum. KQZ-ja sot na ka hapur rrugën. Kodi Zgjedhor parashikon referendumin dhe është një lajm i mirë për shoqërinë.

 

Ai theksoi se grupi nismëtar po vazhdon mbledhjen e firmave për të arritur targetin e 50 mijë firmave. Pyetja kryesore e referndumit do të jetë: “A jeni pro shfuqizimit të ligjit për gjinitë?”

 

Për pyetjen nëse është e mundur që iniciativa të bllokohet nga Gjykata Kushtetuese, Muçi u shpreh: “Teorikisht kjo është e mundur, por ne besojmë se çështjet që kemi ngritur nuk cënojnë. Ligji aktual rrezikon fëmijët dhe zhvillimin biologjik të familjes. Kjo është arsyeja pse po nisim këtë procedurë referendare.”

 

Ai shtoi se nuk ka interferim me iniciativat e tjera për ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe se qytetarët shqiptarë duhet të kenë mundësinë për të zgjedhur. 

 

Nëse duam të mbrojmë dhe promovojmë identitetet gjinore të ndryshme, do të devijojmë shoqërinë. Zgjedhjen duhet ta bëjë qytetari shqiptar dhe kjo është një zgjedhje shumë demokratike, pa lidhje me BE.

 

Ai përfundoi duke theksuar se qëllimi i nismës është të krijojë një praktikë referendare në vend, ku qytetarët mund të shprehin opinionin e tyre për çështje të rëndësishme.
 

Ne duam që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të shprehen drejtpërdrejt për tema që ndikojnë jetën e tyre dhe të familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy