Apeli i Boris Johnson për vendet e G7-s: Të vaksinojmë gjithë botën para fundit të vitit 2022

Apeli i Boris Johnson për vendet e G7-s: Të vaksinojmë gjithë botën para fundit të vitit 2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u kërkoi shteteve anëtare të G7 të ndihmojnë në arritjen e objektivit për vaksinimin e të gjithë popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022.

Samiti i G7-s mbahet javën e ardhshme në Cornëall, pasi Britania ka presidencën e radhës.

Qëllimi - shpjegon ai - është të sigurojmë që një "pandemi e tmerrshme" si ajo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë "dhe në të njëjtën kohë për të ofruar një udhëzues për rindërtimin post-Covid frymëzuar nga vlerat e demokracisë.

"Javën tjetër - nënvizon Boris Johnson në një fjalim të mbajtur në Doëning Street - udhëheqësit e demokracive më të mëdha në botë do të bashkohen në një moment historik për vendet tona dhe për planetin".

"Bota - vazhdon ai - na shikon dhe na kërkon të ngrihemi në sfidën më të madhe të pasluftës: mposhtjen e Covid dhe udhëheqjen e një rimëkëmbjeje globale të frymëzuar nga vlerat tona të përbashkëta". "Vaksinimi i botës deri në fund të vitit të ardhshëm – thotë Johnson - do të ishte arritja më e madhe në historinë e mjekësisë. Dhe unë u bëj thirrje kolegëve të mi liderë të G7-s të bashkohen me ne (drejt këtij qëllimi) për t'i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme, duke u zotuar të sigurojë që një shkatërrim si ai që shkaktoi koronavirusi të mos ndodhë më kurrë ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy