Digjet traileri në Vlorë, policia nis hetimet

Digjet traileri në Vlorë, policia nis hetimet

Një trailer ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Tragjas të Vlorës. Si pasojë e flakëve, automjeti që është në pronësi të një 34-vjeçari është djegur pjesërisht.

Nuk janë dhënë detaje se si ka rënë zjarri në këtë mjet, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e djegies së automjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy