Berisha: Ergys Agasin e kanë rrahur keq para dy javësh, përfundoi në spital privat

Berisha: Ergys Agasin e kanë rrahur keq para dy javësh, përfundoi në spital privat

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi sot në konferencën për mediat se i akuzuari i dosjes së “AKSHI-t” Ergys Agasi është dhunuar keq dy javë më parë, duke përfunduar në një spital privat.

 

Ai deklaroi se nuk ekziston mandat arresti ndërkombëtar për kapjen e tij, ndërsa ai në Shqipëri nuk ka vlerë, pasi tha se policia nuk e arreston, për shkak se është përfaqësues i Edi Ramës.

 

Dy javë më parë, Ergys Agasi e kanë rrahur shumë keq. E kanë shtruar në dru. Po, po. Sipas qytetarit dixhital, është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti. 

 

Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Nuk ekziston! Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra, por këto janë zhvillimet për këtë prestanome të Edi Ramës, sepse në fakt Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy