Ishin nisur për shuarjen e zjarrit në Mirditë/ Aksidentohet makina e ushtrisë, lëndohen 6 efektivë

Ishin nisur për shuarjen e zjarrit në Mirditë/ Aksidentohet makina e ushtrisë, lëndohen 6 efektivë

Një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, teksa makina ishte nisur në drejtim të maleve në Mirditë, për shuarjen e zjarreve.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy