Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje investitorëve nga Hong Kongu dhe Kina të vijnë në Shqipëri. Sipas Ramës Shqipëria ofron për investitorët e huaj avantazhe sa i përket pozicionit gjeografik, sistemit fiskal dhe kostos së punës. Kryeministri ndodhet për një vizitë treditore në Hong Kong.



