Mëngjesin e kësaj të mërkure qyteti juglindor i Korçës është zgjuar nën pushtetin e mjegullës.
Prezenca e mjegullës është edhe në disa pjesë të akseve nacionale të qarkut dhe në zonat urbane, e cila ka krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve si pasojë e pamjes së kufizuar.
Ndërkohë, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.



