Miley Cyrus: Femrat janë më tërheqëse se meshkujt, takimet me to kanë më shumë kuptim

Miley Cyrus: Femrat janë më tërheqëse se meshkujt, takimet me to kanë më shumë kuptim

Miley Cyrus nuk ka turp të diskutojë për preferencat e saj seksuale, siç dhe dëshmohet nga intervista e saj e fundit në Radio Barstool të Sirius XM.  

Këngëtarja e "Midnight Sky", e cila, siç vë në dukje Cosmopolitan UK, identifikohet si biseksuale zbuloi se femrat i duken shumë më tërheqëse. Por Cyrus nuk i ka hedhur poshtë as meshkujt, duke shtuar se asaj i pëlqen penisi, madje duke e cilësuar si “vepër arti”. 

Vajzat janë shumë më tërheqëse. Ne e dimë këtë”, tha ajo. “Të gjithë mendoj se duhet të pajtohen me idenë që në kohën e lashtë skulpturat e meshkujve ishin të mrekullueshme, por përveç kësaj nuk jam aq e interesuar. Më pëlqen organi i mashkullit, skulpturat me to, forma, mendoj se është shumë i bukur.”

Ajo vazhdoj më tej: Të gjithë e dinë se gjoksi është më i bukur dhe kjo më bëri të preferojë më shumë marrëdhëniet seksuale me femrat.

Artistja 28-vjeçare shtoi se ajo kërkon një partnere që është një "shefe" si ajo, megjithëse priret të jetë dominuese në të gjitha marrëdhëniet me burrat dhe gratë. 

“Nëse do jem me një vajzë, dua të jem me dikë që është shefe dhe po aq e suksesshme sa unë, ose më shumë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy