Shala: Vuçiç po kërkon një mini-shtet brenda Kosovës. Vizita e Kurtit në Tiranë, jo për atë që u deklarua (VIDEO)

Shala: Vuçiç po kërkon një mini-shtet brenda Kosovës. Vizita e Kurtit në Tiranë, jo për atë që u deklarua (VIDEO)

Drizan Shala, njohës i Çështjeve të Sigurisë dhe Rajonit, miratimin e raportit për dialogun me Kosovën nga ana e Serbisë, e sheh si produkt të një presioni të jashtëzakonshëm drejtuar qeverisë së Beogradit dhe asaj të Kosovës.

Ai tha për MCN TV se Vuçiç përmes kësaj platforme po përpiqet të fitojë kohë se e di fort mirë se fundi i vitit 2022 duhet të jetë koha kur duhet të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi dhe se koha është arma me të cilën po tenton që t’i bëjë presion bashkësisë ndërkombëtare.

Vuçiç tenton që në tavolinën e dialogut të jetë asociacioni i komunave serbe. Vuçiç po kërkon që të gjithë marrëveshjet që nuk janë zbatuar në terren, të zbatohen.

Vuçiç po tenton që asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë realiste. Nëse asociacioni do ketë kompetencë ekzekutive, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në Kosovë, Vuçiç tenton që nëse do pranohet një marrëveshje finale, është që të kemi asociacionin me kompetencë ekzekutive, ose një mini-shtet brenda Kosovës.

Kosova nuk duhet të pranojë të jetësohet asociacioni i komunave serbe në Bruksel, sepse kështu do të jetë de fa fakto një shtet brenda shtetit, kjo do të jetë pika më problematike për arritjen e marrëveshjes.

Lidhur me deklaratën e Vuçic se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, Shala ndau mendimin se dialogu duhet të ndalet tani nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, në aspektin zyrtar.

Ne nuk kemi arritur asgjë sa i takon dialogut. Jemi duke u sjell në një rreth të mbyllur. Ne nuk duhet të pranojmë në asnjë mënyrë që të vazhdojë dialogu në këto përmasa.

Nëse Serbia nuk do ta njohë Kosovën, nuk kemi çfarë të diskutojmë. Nuk duhet të lejojmë që Serbia të jetë faktor vendimtar në aspektin e brendshëm.

Ardhjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për një vizitë urgjente në Tiranë, ku pati takim disa orësh me homologun Edi Rama, ai tha se nuk lidhet fare me atë që është deklaruar për publikun, pasi për çështjen e energjisë ekziston një marrëveshje, për ndihmë në momente nevojash.

Vizita lidhet me sulmet kibernetike që është ballafaquar ditët e fundit nga hakerat. Takimi në Tiranë ka të bëjë me sigurinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy