Pink: Martesa ime nuk do të mbijetonte pa terapi në çift

Pink: Martesa ime nuk do të mbijetonte pa terapi në çift

Ylli i muzikës pop zbulon se terapia e këshillimit në çift shpëtoi martesën e saj 14-vjeçare me Carey Hart.

Pink tronditi fansat kur zbuloi se terapia shpëtoi martesën e saj me burrin Carey Hart. Gjatë një bisede të sinqertë me terapisten Vanessa Inn në Instagram Live, Pink, 40 vjeç, pranoi të Premten se ajo dhe Carey Hart duhej të punonin shumë në mirëmbajtjen e martesës së tyre.

“Më duhet të pranoj para njerëzve se martesa ime nuk do të kishte zgjatur në kohë nëse nuk do të ishim këshilluar me terapisten për ta ruajtur atë”, tregoi Pink.

"Kjo është arsyeja e vetme që ne jemi akoma bashkë," pranoi fituesja e tre herë Grammy, duke thënë se ajo dhe Hart filluan "të flasin dy gjuhë të ndryshme" me njëri-tjetrin me kalimin e kohës.

Pink tha se ishte e nevojshme që një palë e tretë të hiqte pengesën e tyre gjuhësore. “Ndodh shpesh që të duhet një zë i tretë që të na bëj të kuptojmë personin që kemi në krah dhe unë pa këshillat e Vanesës nuk do kisha mundur të shpëtoja martesën time”, rrëfeu me sinqeritet Pink.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy