Zgjerohet urdhri ekzekutiv për kufizimin e udhëtimeve në SHBA, ja vendet që shtohen në listë

Njerëzit që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga tetë vende të botës do të përballen me kufizime të reja, sipas një urdhër ndalimi të rishikuar të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump të dielën.

Rregullat e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 18 tetor, do të prekin qytetarët e Çadit, Iranit, Libisë, Koresë së Veriut, Somalisë, Sirisë, Venezuelës dhe Jemenit.

Zyrtarët thanë se këto vende kanë refuzuar të shkëmbejnë me Shtetet e Bashkuara informacione mbi terrorizmin dhe çështje të tjera.

Njoftimi erdhi pas skadimit të urdhrit të mëparshëm të zotit Trump për vizitorët nga gjashtë vendet me shumicë myslimane, 90 ditë pas hyrjes në fuqi.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, tha se versioni më i fundit për “ndalimin e myslimanëve” siç e quajtën ata, ishte “pjesë e agjendës së shëmtuar supremaciste të administratës," gjithnjë sipas fjalëve të këtij Këshilli, që është organizata më e madhe për të drejtat civile të myslimanëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy