200 fëmijë përfunduan nga kopshti në spital të helmuar nga plumbi, 8 të arrestuar në Kinë

200 fëmijë përfunduan nga kopshti në spital të helmuar nga plumbi, 8 të arrestuar në Kinë

Tetë persona janë arrestuar në Kinë pasi analizat e më shumë se 200 fëmijëve zbuluan nivele ekstremisht të larta të plumbit në gjakun e tyre. 

Media shtetërore kineze njoftoi se fëmijët ndiqnin një çerdhe private në Tianshui, në provincën veriperëndimore të Gansu.

Hetimi, i kryer bazuar në analizën e 223 mostrave ushqimore, gjeti nivele plumbi shumë herë mbi limitin zyrtar prej 0.5 miligramësh për kilogram. 

Stafi i shkollës u arrestua, përfshirë drejtorin dhe përfaqësuesin ligjor të shkollës. 

Bazuar në dëshmitë e mbledhura nga prindërit, mediat lokale “Jimu” dhe “The Cover” raportuan se fëmijët u ankuan për dhimbje stomaku dhe këmbësh, humbje të oreksit dhe rënie të flokëve. 201 fëmijë u shtruan në spital.

Dyshohet stafi i kuzhinës përdori bojë si ngjyrues ushqimor, deklaruan autoritetet, në një rast që ka shkaktuar zemërim të thellë, në një vend të prekur prej kohësh nga skandalet e sigurisë ushqimore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy