Qeveria parashikon të nisë një fushatë për të frenuar masivizimin në universitete. Kështu u shpreh kryeministri Rama në një bashkëbisedim me Gentjan Shaqirin, një pilot I suksesshëm shqiptar në fushën e automobilizimit.
Kreu i qeverisë la të kuptohet se e gjithë fushata ku do të përfshihen edhe universitetet do të ketë si qëllim orientimin e shumë të rinjve në arsimin professional, si e vetmja mënyrë për t’u integruar në tregun e punës.
Gjëra e dytë që ka filluar të ndryshojë dhe që aty duhet ë bëjmë shumë më tepër e duhet të bashkëpunojmë më shumë me universitetet për ti dekurajuar prindërit që ti çojnë në universiteti kur fëmija nuk është për atje. Jo se fëmija është më pak i zgjuar por se ka të tjera interesa dhe një tjetër situatë, të shkojë në arsimin professional. Ajo sjell tjetër. Siç këta më të mirët integrohen në tregun e punës, dhe ata të tjerët ngelen rrugëve thonë kam një diplomë ekonomiku që nuk i duhet dreqit, e kundërta ndodh me ata të arsimit profesional. Pjesa dërrmuese integrohen në punë.
Orientimi në arsimin profesional sipas kryeministrit do të jetë një filtër edhe për shumë të diplomuar që synojnë administratën publike, për të cilën kreu I qeverisë shprehur rezerva, ndonëse i njohu merita për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon. Nuk është më siç ka qenë më përpara. Ka një pjesë që akoma për të qarë hallin dhe një pjesë tjetër për të qenë krenarë dhe një përfaqësi e saj bëri procesin e hapjes së negociatave me BE-në.
Kreu i qeverisë komentoi edhe protestën e opozitës duke folur për një manefestim politik për interesa të ngushta të drejtuesve të opozitës. Ai tha se nuk mund të hiqet asnjë paralele me protestën e studentëve të disa viteve më parë, ku pati një ndjeshmëri të lartë edhe nga opinion publik.



