27 finalistet e Miss Bum Bum prej ditësh kanë bllokuar trafikun e rrugëve të qyteteve kryesore të Brazilit. 27 përfaqësuese të 27 rajoneve konkurojnë për aspektin më “bum bum” të trupave femërore ndërsa kanë tërhequr vëmendjen e qindra fotografëve dhe kalimtarëve gjatë paradave të tyre eksplozive.
Këto parada në bikini, plot kërcime seksi dhe me trupa provokues po organizohen për të reklamuar eventin ndërsa “mbretëresha Bum Bum” pritet të kurorëzohet në një moment të dytë, ku me siguri do të mungojnë tituj si “Miss Inteligjenca”. Fituesja e këtij kompeticioni, përtej titullit simbolik, merr në shtëpi edhe plot 50 mijë dollarë.



