
Ndërtimet pa leje në zonën e Farkës janë referuar nga policia, por më pas organet e pushtetit lokal dhe ato qendror nuk kanë vepruar për të vënë para drejtësisë biznesmenët, një pjesë e të cilëve nënkontraktorë të qeverisë.
Nga ana tjetër sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha një tjetër version për pallatet pa leje, duke thënë se ato janë të trashëguara nga opozita dhe se kjo qeveri nuk pajtohet me shkeljen e ligjit.



