Viti 2022! Që nga rënia e murit të Berlinit, prej 30 vitesh Europa nuk ka qenë kurrë më pranë luftës, e cila prej kohësh duket se i ka kaluar kufitë e Rusië dhe Ukrainës.
Megjithëse Ballkani është mbajtur si rajoni më i rrezikshëm i Europës, pak kujt ia merrte mendja se do të ishte pikërisht konflikti Rusi- Ukrainë, që do të rrezikonte të kthehej në një luftë të madhe europiane, e ndoshta botërore. Por cila është situata aktuale në Ukrainë dhe si po ndikon kjo situatë në jetën e banorëve atje? Ndiqni në “EuropeIN” nga Blerina Goce në MCN TV bisedën me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov, si dhe rrëfimin e një ukrainaseje, që jeton në Tiranë.



