Ish-punonjësit e Parkut të Autobusëve: Na flakën në rrugë. Fituam në gjykatë, por ka 10 vite që s’marrim rrogat tona!

Ish-punonjësit e Parkut të Autobusëve: Na flakën në rrugë. Fituam në gjykatë, por ka 10 vite që s’marrim rrogat tona!

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj kishte sot në fokus punonjësit e ish-ndërmarrjes së Transportit Urban në kryeqytet, e cila u shkri me vendim bashkie në vitin 2013. Fill pas këtij vendimi u flakën në rrugën qindra punonjës, të cilët nuk u morën kurrë në punë. Edhe kur i fituan gjyqet me bashkinë, kjo e fundit s’do t’u japë paratë të cilat ua ka dhënë gjykata.

Sabri Meçja, 58-vjeç, thotë se ka punuar 29 vjet fatorino, dhe ka 29 rroga për të marrë në total, sipas vendimit të gjykatës.

"Ndodhi e pabëra, që me një vendim të Bashkisë Tiranë 153 punonjës u pushuan nga puna. Bëmë protestë dhe salduan derën e Parkut që mos hynim brenda. Pastaj hapëm gjyq. Zgjati 3-4 muaj, vendimi i gjykatës ishte që të më ktheheshin 29 rroga. Kemi që në 2014-ën që s’kemi marrë rrogat tona. Kanë vdekur 15-16 veta dhe s’i kanë marrë rrogat. Kam shkuar 10 herë te bashkia e Veliajt dhe s’na pret, as nuk na kthen përgjigje”.

Një tjetër ish-punonjës bën me dije se janë detyruar “të fusin mik Gramoz Ruçin për të takuar drejtorin e bashkisë. Na priti, na mbajti me fjalë të mira, dhe pastaj na eliminoi fare!

Një ish-drejtues autobusi bën me dije:

"Kam parë të marrë 6 milionë lekë. Kam punuar shofer autobusi që nga 1984 deri në 2013-ën. Pastaj më flakën në rrugë. Kam punuar 5 vjet me linjën e Sanatoriumit dhe kam dalë në pension tani”.

Sipas një ish-punonjësi ngërçi qëndron në Bashkinë e Tiranës, pasi Thesari i ka bllokuar paratë dhe pret firmën nga bashkia. Petref Hyka 75 vjeç, i cili thotë se ka punuar si shofer që në 1968 shprehet:

"Janë 25 kërkesa që kam bërë në bashki. Kam kërkuar juristen dhe s’del gjallë në botë. Kam hyrë brenda në bashki dhe më ka nxjerrë polici përjashta. Këta në thonin ne që ju jeni shoqëri aksionere. Ne asnjëherë s’kemi pasur as nipt, as numër llogarie, kemi qenë ndërmarrje e bashkisë, jo sh.a. Kam 20 paga për të marrë. Këta t’i marrësh një nga një dhe t’i futësh në burg!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy