Vuçiç, nje kembe nga Rusia: Nuk jam optimist per situaten ne rajon

Vuçiç, nje kembe nga Rusia: Nuk jam optimist per situaten ne rajon

Serbia mban një këmbë drejt Rusisë. Kjo u vërtetua gavetë Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili mbajti një fjalë  sot në forumin “Stabiliteti i Europës Juglindore’ ku do të flitet gjithashtu  për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë dhe intensifikimin e tyre.

Në këtë konferencë do të trajtohen shumë çështje që kanë të bëjnë me mbijetesën e demokracisë në dy vendet, bashkëpunimin substancial apo sipërfaqësor mes vendeve, vijimin e këtij bashkëpunimi dhe rolin e shoqërisë civile në promovimin e progresit shqiptaro-serb. Siç raporton nga Beogradi, Kryeministri serb Vuçiç, u shpreh se ka gjithmonë mundësi për të përmirsuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai u shpreh gjithashtu se rruga drejt Bashkimit Europian është një udhëtim jo për të shkuar diku po është modernizëm.  ''Faleminderit për mikpritjen, dua t’ju falënderoj për organizimin e këtij forumi. Faleminderit Ramës., vlerësojmë që ai është këtu sot, na dha një mundësi për të folur së bashku sepse kur flitet përmirësohen marrëdhëniet dhe kjo është me shumë domethënie për ne. Njerëzit në Serbi kanë matur gjithçka që ka ndodhur në Greqi, Angli apo vendet e tjera të BE. Nuk jam i sigurt nëse kemi një alternativë, ndonëse thonë se ka, kjo ka krijuar një sinjal të keq sepse njerëzit kanë të drejtë të largohen, qëllimi ynë kryesor është që të bëjmë gjithçka mundemi për tu afruar drejt BE dhe nuk është e lehtë. Nuk jam këtu për tu ankuar por dua të them se duhet të punojmë. Disa vite më parë kur njerëzit thonin se duhet të takohen shqiptarët me boshnjakët etj tani jam krenar të them se ne duam marrëdhënie të mira me të gjithë,kemi potenciale për të ardhmen dhe mund t'ia arrijmë së bashku dhe nëse bëjmë gjëra kundër njëri-tjetrit nuk kemi shanse. Nëse bëjmë ndërlidhjen e transportit, lidhje politike më të mira dhe zgjidhje domethënëse nga BE për çështjen e emigrantëve e çështje të tjera nuk e kemi problem të lidhemi me unionin. Por nuk jam shumë optimist, kam frikë për situatën në rajon, kjo do të jetë çështja juaj në të ardhmen. Kam diçka për të thënë për sjelljen e e BE, gjithmonë vendosen detyra të reja dhe ato përcaktohen në mënyrë demokratike dhe nëse e bën këtë je i mirë e nëse jo nuk je i mirë. Gjatë kësaj kohe kemi pasur momente të ndryshme, por sot atmosfera është edhe më keq. Shikoni gazetat, mendoni se dikush nga qeveria do thotë se ca po ndodh në Rusi a Uashington. Ka realitet të ri, ngjarje të reja që nuk mund t'i kontrollojmë dhe mendoj se po humbasim terren ndonëse nuk pranohet në publik', 'u shpreh Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy