
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu burgun qendror në Gitega, kryeqyteti i Burundit, të martën.
Dëshmitarët thanë se zjarri kishte shkatërruar plotësisht pjesë të tëra të burgut, i cili ishte projektuar për 400 të burgosur, por që mbante mbi 1500.
Zjarri filloi rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa shumica e të burgosurve ishin duke fjetur dhe të paraburgosurit pretendonin se gardianët nuk pranonin të hapnin qelitë.
“Ne filluam të bërtisnim se do të na digjnin të gjallë kur pamë flakët, por policia nuk pranoi të hapte dyert”, tha një i mbijetuar.
"Nuk e di se si kam shpëtuar, por ka të burgosur që nuk e kanë bërë."
Ministria e Brendshme e Burundit tha se zjarri ishte shkaktuar nga një qark i shkurtër.



