Pjetra: Grupet kriminale paguajnë për transferimin e shefave të policisë (VIDEO)

Pjetra: Grupet kriminale paguajnë për transferimin e shefave të policisë (VIDEO)

Avokati Ndue Pjetra tha në studion e MCN Informacion se në Shqipëri nuk ka mafia, pasi nëse do të kishte do të godisnin politikanët dhe qeveritarët. 

Sipas Pjetras, grupet kriminale paguajnë për transferimin e shefave të policë. 

Në Shqipëri nuk ka mafia. Po të kishte mafia do të vriste politikanë dhe qeveritarë se këto veprime vijnë nga politika dhe qeveritë. Nuk ka mafia, por vetëm grupe të cilat prishin interesat dhe godasin njëri-tjetrin.

Arrestimi nuk ishte meritë e policisë, ishte meritë e një aksidenti të autorit që vrau këmbën. Sado të thotë Proda, nuk ishte meritë do ishte ta ndalonte para se të mbërrinte tek vendi i ngjarjes. 

Sa herë që ndërrohet drejtori i përgjithshëm i policisë ndërrojnë shefat e krimeve, strukturave. Një shef krimesh në një qytetet që rri 4-5 vjet, e kupton situatën e merr informacionin menjëherë. Sapo ndërrohet i kalon dhe ai nuk ambientohet me kriminelët, që të ketë strategji se ku mund ti godasë. Faji është i politikës. Rasti konkret është që ata kishin armë në mes të qytetit, nëse shefi i komisariatit do ta luftonte, ky do merrte drejtorin e përgjithshëm se ma largo këtë shef se po më bezdis dhe jepte lekë për ta larguar. Të gjitha transferimet janë bërë si rezultat i këtyre veprimeve. 

Këto veprime bëhen pas votimeve. Pasi i kanë dhënë votat i kërkojnë ndere. Nderet janë largo shefin e krimeve, policisë. Një drejtor që shkon në një qytet nuk ka forcë para grupeve kriminale dhe politikanëve të zonës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy