Mblidhet grupi i PD i thirrur nga Alibeaj, mungon "Rithemelimi": Është detyrë e imja të dëgjoj deputetët

Mblidhet grupi i PD i thirrur nga Alibeaj, mungon "Rithemelimi": Është detyrë e imja të dëgjoj deputetët

Pasditen e sotme është mbledhur në selinë blu Grupi Parlamentar të PD-së.

Në fokus të kësaj mbledhjeje është zgjedhja e presidentit të ri.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD është thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili tha se e ka për detyrim që të dëgjojë anëtarët e grupit të PD duke theksuar se do të diskutohen shumë çështje, përfshirë dhe negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai u shpreh se të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin një zgjidhje situatës dhe të lënë pas protagonizmin  personal, që Grupi Parlamentar të funksionojë si një i tërë.

 Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet.

Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm personal duke mos u dhënë hapësirë diskutimeve për zgjidhjen e krizës dhe ecjen përpara të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore. Kryesia duhet të mblidhet me rregull. Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje situates.

 Alibeaj nuk i kurseu ironitë teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet si kryetar nga grupi i Rithemelimit.

 Ça ishte ajo, komisioni? E ç’a pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.

Në selinë blu kanë mbërritur vetëm 20 deputetë nga 52 që ka grupi.

 Në mbledhje po marrin pjesë deputetet:

Jorida Tabaku
Dhurata Cupi
Oriola Pampuri
Emilia Koliqi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Seladin Jakupllari
Sajmir Korreshi
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Eralda Tase Bano
Ervin Salianji
Kreshnik Collaku
Enkelejd Alibeaj
Arber Agalliu
Ferdindand Xhaferri
Gazment Bardhi
Lefter Geshtenja

Flamur Hoxha

Mungojnë 17 deputet:

1. Grida Duma

2. Agron Gjekmarkaj

3. Flutura Acka

4. Ina Zhupa

5. Alfred Rrushaj

6. Kasem Mahmutaj

7. Xhelal Mziu

8. Helidon Bushati

9. Greta Bardeli

10. Andia Ulliri

11. Bledion Nallbati

12. Fation Veizaj

13. Ilda Dhori

14. Tomor Alizoti

15. Zef Hila

16. Radamadan Lika

17. Lulzim Basha

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy