
Rusët e pasur që refuzojnë të ndajnë pasurinë e tyre me njerëzit në nevojë janë në rrugën e tyre drejt ferrit.
Kështu paralajmëroi kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill.
Pasuria justifikohet vetëm kur personi që e zotëron atë është gati të japë një pjesë të konsiderueshme të fondeve të tij për ata që janë në nevojë dhe që vuajnë.
Në këtë rast, Zoti do ta ndihmojë atë të shtojë pasuritë e tij materiale, ndërsa njerëzit nuk do t’i kenë zili ato pasuri dhe nuk do ta shohin pronarin e tyre si armik.
Dhëntë Zoti që njerëzit tanë të pasur, të lindur në një vend ortodoks dhe shumë prej të cilëve kanë lidhje me Kishën, ta kuptojnë diçka të tillë.
Deklarata e Patriarkut Kirill u bë gjatë shërbimit të meshës së të dielës në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.
Sipas tij, nëse një person me shumë para nuk është në gjendje të ndihmojë ata që kanë nevojë, atëherë kjo është rruga për në ferr.



